Children
Abetare
Summary
Abetarja që rriti breza të tërë shqiptarësh
Kjo abetare klasike vjen e risjellë me ilustrimet e saj të dashura, shkronjat, ushtrimet e shkrimit, vjershat, gjëegjëzat dhe tregimet që shoqëruan hapat e parë të shumë fëmijëve drejt leximit.
Me 94 faqe të ilustruara me ngjyra, libri ruan pamjen dhe frymën e botimit të dikurshëm. Ai mund të përdoret nga fëmijët për njohjen e alfabetit dhe ushtrimin e shkrimit, por është njëkohësisht edhe një kujtim i çmuar për prindërit, gjyshërit, koleksionistët dhe shqiptarët që jetojnë larg atdheut.
Një libër që bashkon mësimin me kujtesën dhe ua përcjell brezave të rinj një pjesë të historisë së shkollës shqipe.
Për blerjet në Shqipëri dhe Kosovë na kontaktoni për çmimet dhe mënyrat e blerjes lokale.